Lajme
11 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri
Më shumë se 11 mijë persona janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID në Shqipëri deri tash, ka bërë të ditur të premten ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu ka paralajmëruar shtrirje të vaksinimit në gjithë territorin e Shqipërisë, teksa ka thënë se në dhjetëditëshin e parë të muajit mars pritet që Shqipëria të pranojë edhe mbi 14 mijë vaksina nga marrëveshja me COVAX-in. Pos tyre Shqipëria do të marrë dërgesën e radhës nga ‘Pfizeri’, ka paralajmëruar ajo.
“Vijojmë vaksinimin në Arenën Kombëtare me stafet mjekësore. Do të vijojmë edhe të shtunën e të dielën me stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave. Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë”, është shprehur ajo. “Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga ‘Pfizer’. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me ‘Pfizerin’, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10-ditëshin e parë të marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”.
Kohëve të fundit në Shqipëri ka pasur rritje të rasteve të reja. Për këtë, mjekët shqiptarë të diasporës kanë dhënë alarmin se Shqipëria po kalon atë që e kaloi Lombardia në Itali një vit më herët, me situatën që po vazhdon të rëndohet. Për këtë qëllim, doktoresha Elona Cekani në Zvicër dhe disa kolegë të tjerë i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe krerëve të shtetit me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit, të kontribuojnë në zbatimin e masave anti-Covid. Letra është firmosur nga 440 mjekë nga diaspora dhe nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas
















