Lajme
Moderna pret 18.4 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave më 2021
Kompania farmaceutike Moderna pret që nga shitja e vaksinave anti-Covid të fitojë 18.4 miliardë dollarë këtë vit, mbi 15 miliardë dollarë më shumë se parashikimet e shitjeve nga Pfizer, vaksina tjetër e vetme e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet Bashkuara deri më tani, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Të dy vaksinat po shpërndahen me shpejtësi, ndërsa rastet rriten në Shtetet e Bashkuara, me vdekjet nga COVID-19 që kanë tejkaluar 500 mijë.
Moderna ka synuar të rritë prodhimin e vaksinës, produktin e saj të parë dhe të vetëm që gjeneron të ardhura. Ajo synon të prodhojë të paktën 700 milionë doza këtë vit dhe pret që të rrisë prodhimin deri në 1 miliard doza duke përmirësuar procesin e saj të prodhimit.
“2020 demonstroi fuqinë e shfrytëzimit të mARN për të bërë barna”, tha në një deklaratë Shefi Ekzekutiv, Stéphane Bancel.
“Unë besoj se 2021 do të jetë një vit lakimi për Moderna”.
Moderna pret që kostoja të jetë rreth 20% e shitjeve të produkteve në vitin 2021, shumë më tepër se 4% që regjistroi një vit më parë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













