Lajme
Fëmijët në festën e Pavarësisë
Shkolla shqipe e mësimit plotësues në kantonin Jura e organizuar përmes Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashër” në Zvicër, ka një traditë 28 vjeçare.
Aktualisht mësojnë 79 nxënës, 69 janë nga Kosova 6 nga Shqipëria ( Kukësi dhe Tropoja), 1 nga Kosova Lindore, 3 shqiptaro – zviceran.
“Gëzimin dhe kënaqësinë që kanë këta nxënës e nxënëse, dëshirojmë që ta kenë edhe moshatarët e tyre në çdo cep të Zvicrës, duke mësuar krahas gjuhës frënge që mësojnë në shkollën vendase edhe gjuhën e ëmbël shqipe, që nëpërmjet saj të kenë mundësi të komunikojnë me prindërit në familje dhe të afërmit tjerë në atdhe, që me një nivel të duhur me potencialin e dygjuhësisë, t’i kenë rrugët e hapura për të ndërtuar të ardhmen këtu ku jetojnë apo edhe në atdhe”, thotë Nexhmije Mehmetaj, mësuese e kësaj shkolle, raporton binfo.ch.
Ashtu si edhe në kantonet të tjera ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe, si Gjenevë, Cyrih, Bernë, Basel, Vaud, Valis, Thurgau, Friburg, Neoshatel, etj. edhe në Jura organizimi i festave kombëtare është pjesë e shkollës shqipe.
“Në programin e nxënëseve plot dije e argëtim bartet dashuria për gjuhën e të parëve dhe kulturën shqiptare. Ketë vit shkollor në kushte të veçanta të pandemisë veprimtaritë tona nuk kemi mundur të paraqesim përpara komunitetit. Ato u përpoqëm të i realizojmë në klasë duke krijuar atmosferë festive”, thekson tutje mësuesja Nexhmije.
Të premten, më 19 shkurt, në Delemont dy orët mësimore ia kushtuam 13- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar ku u festua në ambientin shkollor festëa e Pavarësisë, me këngë, recitime, lexime historike, konkursi i vizatimit etj.
Fillimisht nxënësit kënduan këngën “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”. Nxënësja Rinesa Keqmezi lexoi para nxënësve tekstin “Shqiptarët histori e një qëndrese” dhe e komentuam me të tjerët.
Theksi u vu në: Kontributi i dr Ibrahim Rugovës dhe i Ushtrisë çlirimtare dhe mbështetja që bëri NATO për çlirimin e Kosovës. Adem Jashari komandanti legjendar. Populli i Kosovës sakrifikoi shumë dhe kjo ditë e lumtur më në fund erdhi momenti historik më 17 Shkurt 2008 pavarësia e Kosovës. Kosova sot, përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian etj.
Nxënësi Gentian Ramabaja lexoi poezinë “Zgjohu, Kosovë” të poetit Ali Podrimja. Nga punimet e nxënësve zgjodhëm ato më të mirat.
“Ne u jemi mirënjohës vendeve tjera të fuqive të mëdha të botës që njohën vendin tonë të ri e të pavarur. Nxënësit dukeshin të buzqeshur dhe të kënaqur. Madje ndjeheshin të veçantë. Atdhetarët e vegjël, nuk ndiheshin të lodhur edhe pse janë të ngarkuar edhe me mësimet në shkollën zvicerane”, vazhdon tutje rrëfimin mësuesja Nexhmije.
Delemont, 20.02. 2021
Nexhmije Mehmetaj- mësuese në Jura
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









