Lajme
Pandemia ndikoi direkt në uljen e numrit të lindjeve në Shqipëri
Të dhënat e Instat tregojnë se vitin e kaluar numri i lindjeve arriti në 28 075 foshnje, apo rreth 486 lindje më pak se në vitin 2019.
Vitin e kaluar, vetëm tre qarqe të vendit shënuan rritje të lindjeve, teksa e gjithë pjesa tjetër pësoi rënie, ku më shqetësues ky fenomen paraqitet në qarkun e Gjirokastrës me vetëm 504 lindje gjatë 2020, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Për ekspertin e çështjeve sociale Kosta Bajraba kjo mund të lidhet me pasiguritë dhe të ardhurat e pakta të çifteve të reja. Kjo rënie drastike e lindjeve është shqetësuese shton ai dhe duhet adresuar me politika afatgjata.
“Lindjet janë ulur me rreth 500-600 lindje në vit. Janë bërë përpjekje për të inkurajuar rritjen e tyre edhe përmes politikave si bonuset, por që nuk e zgjidhin problemin. Mendoj se duhen politika më të qëndrueshme të reja për çiftet e reja, si të krijojmë mundësi shkollimi, punësimi për çiftet e reja. T’u krijojmë mundësi lehtësi strehimi apo kreditimi. Janë zgjidhje më afatgjata”, Bajraba.
Që prej vitit 1990 Shqipëria ka parë një tkurrje të fortë të lindshmërisë, ku në atë kohë numëroheshin 82 mijë foshnja. Ndërsa gjatë periudhës midis dy censuseve 2001 – 2011 numri i tyre ka pësuar rënie të vazhdueshme nga rreth 53 mijë në 2001 në 34 mijë në vitin 2011.
Sipas projeksioneve të Instat, në skenarin më negativ që parashikon një tkurrje të mëtejshme të lindshmërisë dhe rritje të numrit të vdekjeve, pritet që Shqipëria në vitin 2031 të ketë një shtesë natyrore në -6.2 mijë persona.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










