Lajme
Maqedoni: Shqiptarët, në betejë për vendosjen e etnisë në letërnjoftime
Opozita maqedonase kundërshton një propozim-ligj të partive shqiptare, konkretisht të Lëvizjes Besa, për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime, që krahas shtetësisë, qytetarët të mund të deklarojnë edhe përkatësinë e tyre etnike.
Lëvizja Besa ka dalë me këtë projektligj bazuar në marrëveshjen që kishte me Lidhjen Social Demokrate të kryeministrit Zoran Zaev, që të jetë pjesë e qeverisë dhe të mbështesë disa ligje të tjera. Propozimin e saj e kanë mbështetur edhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim që është pjesë e qeverisë, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Por, partia maqedonase e opozitës “E Majta” këtë propozim e ka konsideruar si nxitës të tensioneve ndëretnike, meqë sipas saj, në shumë pak vende të botës në dokumente personale qëndron edhe përkatësia etnike. Për të penguar miratimin e ligjit, “E Majta” ka paraqitur mbi 1.200 amendamente, gjë që ka çuar edhe në bllokimin e procedurës parlamentare.
“Një propozim i tillë vetëm sa i forcon ndarjet etnike që tani do të institucionalizohen edhe me ligj nëse kalon në Kuvend. Ne e kundërshtojnë këtë propozim, andaj edhe kemi paraqitur mbi 1.200 amendamente. Vendosja e grafës etnike në dokumentet personale nuk është praktikë botërore. Janë jo më shumë se 20 shtete që në dokumente vendosin përkatësinë etnike apo fetare të qytetarëve, që vlerësojmë se nuk duhet të ndodhë, meqë kjo do të thellonte ndarjet në shoqëri”, ka deklaruar deputeti i partisë e “E Majta”, Branisllav Krmov.
Edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare e kundërshton zgjidhjen e propozuar. Ajo nuk është kundër asaj që në dokumente të përcaktohet etnia, por kërkon që kjo të vlejë edhe për maqedonasit, të cilët, sipas opozitës, në grafën e përkatësisë etnik të mund të deklarohen si “maqedonas”, gjë që nuk parashihet në propozimin e hartuar.
“Qeveria apo më saktë (kryeministri) Zoran Zaev dhe (zëvendëskryeministri) Nikolla Dimitrov thonë në vazhdimësi se identiteti ynë është betonuar apo se fare nuk bëhet fjalë për kontestim të identitetit se jemi maqedonas, se flasim maqedonishten e kështu me radhë. Nëse qëndron kështu, atëherë pse në letërnjoftim mos të qëndrojë se unë jam shtetas i këtij vendi dhe se jam maqedonas? Nëse vlen për të tjerët, kjo duhet të vlejë dhe për mua”, ka deklaruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Nga Lëvizja Besa thonë se propozimi i saj nuk cenon asnjë entitet tjetër, në veçanti maqedonasit, ndërsa druan se pas amendamenteve të opozitës maqedonase qëndrojnë qëllime të tjera.
“Ne konsiderojmë se këtu ka një prapaskenë, një konspiracion i cili është paksa më i gjerë dhe besoj se në periudhën në vazhdim, me siguri se gjërat do të qartësohen dhe do të kemi më shumë informacione se çfarë nënkupton deponimi i këtyre amendamenteve për realizimin e një iniciative që nuk dëmton asnjë subjekt politik dhe etnik. Propozimi është thjesht një realitet shoqëror dhe shtetëror që Maqedonia e Veriut e ka si një vend shumetnik”, ka deklaruar Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
Aktualisht në dokumentet personale në Maqedoninë e Veriut, si pasaportat dhe letërnjoftimet nuk figuron grafë për përkatësinë etnike. Për qytetarët maqedonas qëndron përkufizimi “shtetas maqedonas”, ndërsa për shqiptarët “shtetas të Republikës së Maqedonisë”. Por, edhe ky përkufizim pritet të ndryshojë me nisjen e zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë që parasheh zëvendësimin e emrit Maqedoni me Maqedonia e Veriut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










