Lajme
Serbia ia dorëzon Maqedonisë dërgesën e parë të vaksinave
Maqedonia e Veriut ka pranuar të dielën vaksinat e para kundër COVID-19 që janë donacion nga Serbia. Bëhet fjalë për 4,680 doza të vaksinës të kompanisë Pfizer/BioNtech nga rreth 8 mijë sa janë premtuar nga autoritetet serbe.
Dërgesa duhej të arrinte të hënën, por ishte shtyrë për shkaqe teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik dhe kërkesave të kompanisë amerikane, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo ngjarje është rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy shteteve tona, si dhe mirëkuptimit me situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vendkalimin kufitar Tabanovc, gjatë pranimit të vaksinave nga Serbia.
“Si shprehje e një veprimi miqësie, Serbia dhe populli serb sot na dhuruan disa nga vaksinat e tyre për njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Pakoja prej 4680 vaksinash, nga gjithsej 8,000, është shprehje e një dore miqësore dhe ndihme për qytetarët maqedonas derisa të vijnë vaksinat që kemi porositur”, tha Zaev.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që këto vaksina do të shpëtojnë jetë njerëzish, ndërsa shprehu besimin se dy shtetet do të arrijnë me sukses të përballen me pandeminë.
“Serbia nuk ka interes tjetër përveç të tregojë miqësi me popullin dhe shtetin maqedonas. Kjo është dhurata më e zakonshme, për të cilën jemi të sigurt që do të na bënit edhe ju. Një mik i vërtetë është ai që ju ndihmon kur jeni në telashe. Shpresoj që vaksinat të jenë në dispozicion të mjekëve të që janë në radhët e para të përballjes me pandeminë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Edhe Bullgaria i kishte premtuar Maqedonisë së Veriut donacion prej rreth 5 mijë vaksinave, por ato nuk kanë mundur ende të arrijnë për shkak të pengesave teknike, kryesisht mos aprovimit nga kompania Pfizer.
Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 200 mijë vaksinave nga Kina, për çka edhe është nënshkruar marrëveshje me prodhuesin kinez “Sinofarm”.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se autoritetet shëndetësore kanë bërë gati edhe planin operativ që parasheh vaksinimin e 2,500 qytetarëve në ditë, prej tyre nga 880 nëpër 7 poliklinikat e kryeqytetit dhe afër 500 të tjera në pikat e Qendrës Klinike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











