Lajme
OBSH lë të hapura të gjitha opsionet rreth prejardhjes së koronavirusit
Pas indinjatës që shkaktuan përfundimet e vizitës së ekipit të saj të ekspertëve në Wuhan të Kinës, OBSH u tërhoq duke thënë se të gjitha hipotezat mbi origjinën e virusit mbeten të hapura.
Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri këto komente në kohën kur Washingtoni deklaroi se dëshiron të shikojë të dhënat e misionit, i cili qëndroi katër javë në Kinë për të hetuar mbi origjinën e koronavirusit, por doli në përfundimin se ishte e pamundur që ai të kishte dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në qytetin nga ku shpërtheu pandemia. Administrata e mëparshme amerikane e Presidentit Donald Trump kishte shprehur dyshime se virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator kinez, gjë që Pekini e mohon me forcë. Ghebreyesus doli me një qëndrim tjetër, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Tedros Adhanom Ghebreyesus: “Janë shtruar pyetje se përse disa hipoteza janë përjashtuar. Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme. Një pjesë e kësaj pune mund të jetë jashtë fushës së veprimit të këtij misioni. Ne gjithmonë kemi thënë që ky mision nuk do t’i gjejë të gjitha përgjigjet, por ai ka shtuar informacione të rëndësishme që na çojnë më pranë kuptimit të origjinës së virusit COVID-19.”
Ghebreyes shtoi se një raport përmbledhës i gjetjeve të misionit mund të dalë javën e ardhshme, pasuar nga një raport përfundimtar më vonë. Të dy raportet do të bëhen publike.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










