Lajme
Shqipëri: 280 milionë euro më pak në arkën e shtetit
Pandemia ka ushtruar një presion të madh në akrën e shtetit gjatë vitit të kaluar, pasi të ardhurat kanë parë një tkurrje të fortë si pasojë e krizës.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se arkëtimet arritën në 425.6 miliardë lekë në fund të dhjetorit, në rënie me rreth 34.7 miliardë lekë apo 280 milionë euro më pak se më 2019, raporton TCh, përcjell Albinfo.ch.
Humbjet më të mëdha janë shënuar në të ardhurat tatimore, kryesisht në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale me 12.4 miliardë lekë më pak të arkëtuara, tatimi mbi fitimin me -8.1 miliardë lekë si dhe TVSH-ja.
Kjo rënie e thellë lidhet kryesisht me shifrën e lartë të vendeve të humbura të punës si dhe shtyrjes së pagesës së taksave apo zerimin e tyre për bizneset, veçanërisht gjatë periudhës së karantinës, ku u detyruan të pezullojnë aktivitetin.
Ndryshe nga të ardhurat, shpenzimet nga ana tjetër kanë ndjekur një trend në rritje, pasi në fund të 2020-ës arritën në 536.3 miliardë lekë, apo rreth 44.5 miliardë lekë më shumë se 2019.
Kjo fryrje e shpenzimeve reflekton rritjen e tyre në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur më rëndë nga pandemia përmes dy paketave financiare të akorduara një vit më parë.
Kjo disbalancë mes të ardhurave në rënie dhe shpenzimeve në rritje ka rritur ndjeshëm edhe nivelin e deficitit buxhetor, duke e çuar atë në 110.6 miliardë lekë, apo rreth 638 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva Tradita sportive e nisur në vitin 2021 vazhdon të mbledhë ish-futbollistë dhe bashkatdhetarë, duke forcuar lidhjet... -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore













