Lajme
Kurti: Mërgata e di se këto zgjedhje janë referendum, çdo votë bën ndryshimin
Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Albinfo.ch. Ai ka marrë shembull votuesit nga diaspora për të insistuar se këto në fakt nuk janë zgjedhje, por siç shprehet Kurti, referendum.
Në një videomesazh në “Facebook”, Kurti theksin mes tjerash se mërgata po voton masivisht në zgjedhje dhe se ata e dinë se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen.
“Mërgata jonë po voton masivisht në zgjedhje. Disa kanë paguar bileta të shtrenjta të aeroplanit, disa kanë shpenzuar qindra euro për të dërguar votën me postë, e të tjerët kanë bërë plane të nisën me autobusë e makina drejt ndryshimit të madh më 14 shkurt. Sado që më zemëron padrejtësia ndaj mërgatës, zemra më mbushet me shpresë nga vullneti e dashuria e madhe që kanë ata për vendin e tyre. Sepse ata e dinë se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen, ku çdo votë e bën ndryshimin”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, nuk ka arsye që qytetarët të mos dalin në zgjedhje.
“E ne që jemi në Kosovë nuk kemi arsye për të mos dalë, duhet të dalim të gjithë dhe së bashku të bëhemi pjesë e historisë këtë të diel, më 14 shkurt”, tha Kurti.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/1862048307304200/
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









