Lajme
Biden: Imuniteti i tufës në SHBA vështirë të arrihet deri në shtator
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator.
“Ideja që kjo mund të kryhet dhe ne mund ta arrijmë imunitetin e tufës shumë kohë përpara përfundimit të verës, është shumë e vështirë”, tha Biden në një intervistë për kanalin televiziv CBS.
Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet rezistente ndaj sëmundjes, ose nga infeksioni i mëparshëm, ose nga vaksinimi. Sipas shkencëtarëve, imuniteti i tufës kundër koronavirusit kërkon që së paku 75 për qind e popullatës të zhvillojë mbrojtje. Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të administrojë së paku 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 100 ditët e para të administratës së re. Kjo nënkupton vaksinimin e 50 milionë njerëzve, pasi vaksina, për të qenë efektive, duhet të jepet në dy doza.
Deri më 7 shkurt, sipas të dhënave të Qeverisë amerikane, mbi 9 milionë amerikanë kanë marrë nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna. Biden tha se sfida janë tejkalimi i problemeve logjistike dhe mungesat në furnizime. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 27 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 463,000 kanë vdekur. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 106 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 2.3 milionë kanë vdekur dhe afro 60 milionë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












