Lajme
Mërgimtarët që vijnë për të votuar nga këto 24 shtete, duhet të kenë test negativ
Zvicra nuk bën pjesë në mesin e këtyre 24 shteteve
Shumë bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë, ditëve të fundit ia kanë mësyrë Kosovës për të ardhur dhe votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Albinfo.ch.
Megjithatë, tashmë dihet se sikurse i gjithë globi, edhe në Kosovë ka kufizime dhe masa të cilat janë vendosur me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë Covid-19.
Andaj, një pjesë e shteteve të Evropës konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe kësisoji të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orē ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vet-izolim, shkruan tutje Albinfo.ch.
Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria janë shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë.
Këto të dhëna janë të publikuara edhe në qendrën kombëtare për menaxhim kufitar të Kosovës.
Ndërkohë në kuadër të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës më 15 janar të këtij viti janë si vijon:
I. MASAT PËR TËRË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë
1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:
2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;
2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;
2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;
3. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
4. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.
Andaj, derisa këto masa nuk kanë ndryshuar, të gjithë qytetarët që jetojnë në diasporë, përkatësisht në shtetet e sipërpërmendura, do t’u nevojitet dëshmia e testit PCR negativ me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











