Lajme
Nga nesër, nuk mund të hyhet në Zvicër pa test negativ
Të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren

Siç është paralajmëruar ditë më parë, duke filluar nga nesër, e hënë, 8 shkurt, hyjnë në fuqi rregulla të ashpërsuara për hyrjen në Zvicër. Ky është vendim që e ka sjellë Këshilli Federal më 31 janar.
Të gjithë udhëtarët nga jashtë që udhëtojnë me aeroplan duhet të tregojnë një test negativ para se të nisen për në Zvicër, shkruan srf.ch. Ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Nga detyrimi përjashtohen fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa ndryshimi tjetër është se koha e karantinës mund të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë.
Siç është paralajmëruar tashmë, detyrimit të karantinës i nënshtrohen ata që vijnë nga vendet të cilat Zvicra i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik. Ndërsa detyrimi i testit negativ vlen për të gjithë që vijnë me rrugë ajrore, pavarësisht.
Nga ana tjetër, ata që vijnë në rrugën tokësore, detyrohen të tregojnë testin negativ vetëm nëse kanë ardhur nga vendet që janë në listën e rrezikut.
Përveç kësaj, tani e tutje të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren. Qeveria federale ka krijuar një formë të re elektronike për këtë regjistrim.
Nga detyrimi i regjistrimit përjashtohen vetëm njerëzit nga zonat kufitare që udhëtojnë rrugës tokësore (përveç me tren).
Karantina dhjetë ditore nga kontakti i fundit me një person të infektuar ose kur hyni nga një zonë rreziku mund të shkurtohet, përcjell albinfo.ch. Parakusht për këtë është që personi në fjalë të mund të testohet pas shtatë ditësh dhe rezultati të dalë negativ.
Kërkohet gjithashtu miratimi nga autoriteti përgjegjës i kantonit. Kostoja e testimit duhet të përballohet nga personi. Detyrimi për karantinë nga nesër vlen edhe për fëmijët.
BAG njofton se detyrim të testit negativ kanë edhe ata që aeroportet e Zvicrës i përdorin si transit.
E-Diaspora
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit Riola Morina nis karrierën akademike në universitet ndërkombëtar, Bazel ...
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?