Lajme
Francë: Arrin në 3.3 milionë numri i rasteve me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22 139 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se me 22 139 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3 296 747.
Në spitale kanë humbur jetën 296 persona ndërsa në tre ditët e fundit 358 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave nga COVID-19 në 78 603, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 27 614 persona, prej të cilëve 3.245 në kujdes intensiv.
Ndërkaq, me 1 574 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 231 549.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1 772 602 ndërsa 189 524 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









