Lajme
400 protestues marshojnë në Zug kundër masave të koronës
Shumica dërmuese e pjesëmarrësve në këtë protestë të lejuar kishin vënë maskat në fytyrë
Qindra njerëz kanë demonstruar të shtunën kundër masave të koronës në qytetin e Zugut. Ata kanë dalë në rrugë me kostume të bardha dhe me maska.
Më shumë se 400 njerëz kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, ka raportuar një korrespondent i agjensisë së lajmeve Keystone-SDA.
Demonstruesit janë grumbulluar në stacionin e trenit në orët e para të pasdites dhe kanë marshuar në kolonë prej dy vetësh dhe në një distancë drejt Landsgemeindeplatz buzë liqenit.
Atje ishte planifikuar një tubim i aprovuar, ku do të mbaheshin edhe fjalime.
Marshimi i protestës ka nisur pa incidente, tranmseton albinfo.ch. Por, sipas policisë, kishte raste pengesash në trafik.
Shumica dërmuese e pjesëmarrësve kishin vënë maskat në fytyrë. Disa demonstrues mbanin pankarta, ku mund të lexoheshin slogane si: “Stop testeve masive!”, “Hiqni maskat për të gjithë”, “Viruset janë në media” dhe “@RIP të drejtat themelore” etj.
Demonstrata u organizua nga shoqata “Stiller Protes” (Protesta e Heshtur). Kjo shoqat vihet kundër masave zyrtare kundër virusit korona.
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














