Lajme
Kalifornia shënon rënie të rasteve me COVID-19, por nevoja për vaksina po rritet
Zyrtarët e Kalifornisë kanë sinjalizuar optimizëm se vala e fundit, më vdekjeprurëse, e pandemisë ka filluar të pakësohet, ndërsa shteti më i populluar i SHBA-së bën vaksinat.
Por, punonjësit e kujdesit shëndetësor në qarkun Fresno thanë se dhomat e tyre të urgjencës dhe departamentet e kujdesit intensiv janë ende të mbushura me pacientë.
“Sigurisht, nëse spitali juaj shkon nga 200% kapacitet në 150%, natyrisht ata do të thonë se po duket më mirë”, tha Amy Arlund, një infermiere e ICU në spitalin Kaiser Fresno.
“Por, në tërë karrierën time 20-vjeçare, nuk kam parë kaq shumë njerëz të sëmurë”.
I ndodhur në zemër të luginës qendrore të Kalifornisë, qarku Fresno është mbingarkuar nga pandemia e koronavirusit. Spitalet në rajon ende kanë mungesë të shtretërve të ICU, personelit mjekësor dhe pajisjeve. Dhe qarku po vuan për shkak të mungeave të vaksinave.
Rreth një në çdo 11 njerëz në Fresno kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë, dhe madje ndërsa pranimet në spital fillojnë të ngadalësohen, qarku prej rreth 999,000 njerëz po regjistron rreth 450 raste të reja në ditë, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












