Lajme
Berset: Nuk ka shanse për zbutje të masave para fundit të shkurtit
"Nuk është e mundur t'u jepet tani restoranteve të mbyllura një perspektivë se si do të zhvillohen gjërat në muajin mars. "Ne nuk duam të bëjmë premtime që nuk mund t'i mbajmë"
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka shpjeguar sot para mediave zvicerane situatën rreth koronavirusit.
Me këtë rast ai e ka bërë të qartë: përkundër rënies së numrit të rasteve, aktualisht as nuk bëhet fjalë për zbutje të masave, shkruan srf.ch. Kjo për faktin se prania e mutantëve (varianteve të reja të virusit) e bën situatën konfuze.
Berset e ka thënë shkoqur: “Nuk bëhet fare fjalë për ndonjë lehtësim të ndjeshëm të masave të koronavirusit para fundit të shkurtit, transmeton albinfo.ch. Ministri i Shëndetësisë Alain Berset e ka bërë të qartë këtë pas takimit të Këshillit Federal që u mbajt të mërkurën.
Në situatën aktuale një lehtësim i tillë, “thjesht nuk është realist”, ka thënë ai, duke pasur në mend veprime si hapja e restoranteve dhe e ambienteve tjera, të mbyllura nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar.
Qeveria është në dilemë, ka thënë ai. Nga njëra anë, numri i rasteve është në rënie dhe ka më pak shtrime në spital, gjë që jep shpresë. Por në anën tjetër kemi virusët mutantë që po çojnë në një “pandemi brenda pandemisë”.
Nëse shikoni vetëm mutantët, Zvicra aktualisht është në një situatë të ngjashme si në tetor. “Dhe ne e kemi parë se si kaluam atëherë” ka thënë Berset, duke iu referuar rritjes së madhe të numrit të rasteve në atë kohë.
Vlera R nuk po ulet
Vlera R, e cila tregon në mënyrë retrospektive se sa po përhapet virusi, gjithashtu është rritur përsëri. Pavarësisht nga masat e rrepta, ajo është përsëri mbi 1 në dhjetë kantone, tranmseton albinfo.ch. Sipas Patrick Mathys nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, për këtë arsye duhet të pritet që numri i rasteve të ngecë në ditët e ardhshme – nëse nuk rritet pak.
Prandaj nuk është e mundur t’u jepet tani restoranteve dhe dyqaneve të mbyllura një perspektivë se si do të zhvillohen gjërat në muajin mars. “Ne nuk duam të bëjmë premtime që nuk mund t’i mbajmë”, thotë Berset. Është ende herët për të marrë një vendim. Sipas Berset, Këshilli Federal vetëm pas dy javësh dmth më 17 shkurt do të vendosë se si të veprohet më tutje
Prokurimi i vaksinave në rrugën e duhur
Nga ana tjetër, ka progres sa u përket vaksinave. Siç njofton BAG janë nënshkruar kontratat me dy prodhues të tjerë ndërsa doza të mëtejshme janë porositur nga Moderna, përcjell albinfo.ch. “Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të përmbushim qëllimin e vaksinimit të të gjithë atyre që duan ta bëjnë këtë deri në verë,” tha Berset.
Qeveria Federale tani po merr përsipër edhe kostot e vaksinimit për personelin diplomatik që punon në Zvicër dhe udhëtarët ndërkufitarë të cilët punojnë në sistemin shëndetësor zviceran por nuk janë të siguruar këtu.
Sipas Qeverisë Federale, nga këto masa preken rreth 150,000 njerëz, dhe kostoja vlerësohet në 3.5 milionë franga.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













