Lajme
Numri i të vdekurve në Shqipëri, më i lartë se ai i lindjeve
Plakja dhe tkurrja e popullsisë shqiptare si trend në rritje, duhet ngritur alarmin te strukturat udhëheqëse në Shqipëri.
Për herë të parë në vitin 2020 numri i vdekjeve e kaloi numrin e lindjeve, duke shënuar një sinjal alarmi për plakjen dhe tkurrjen e popullsisë.
Politikat sociale duket se nuk e kanë frenuar shpopullimin, fenomen ky që do te shërbejë edhe si kartë elektorale në zgjedhjet e këtij viti, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vitit që lamë pas, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje, ndërsa humbën jetën 28,026 persona.
Të dhënat janë nga Drejtoria e Gjendjes Civile, ndërsa në statistikë viti 2020 shënoi nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë që nga viti 1948.
Arsyeja kryesore e rritjes së vdekshmërisë i atribuohet virusit COVID-19, ndërsa rënia vit pas viti e numrit të lindjeve, është një plagë e hapur prej kohësh që lidhet nga faktorë socialë si, pasiguria për të ardhmen, ekonomia e papërballueshme etj.
Qeveria ka rritur së fundmi çekun e bebes nga 40 deri në 120 mijë lekë, por kjo strategji, veçmas, duket se nuk ka dhënë rezultat.
Ndërkohë, partitë në opozitë po angazhohen me programe sociale, me të cilat synojnë të ndalin shpopullimin. Kështu PD-ja premton tre mijë lekë në muaj për çdo fëmijë dhe subvencionim të kredive për blerje apartamenti për familjet e reja.
Ndërkohë LSI-ja deklaron se për çdo fëmijë që lind të ofrojë garanci prej një mijë dollarësh dhe kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vjetësh, të këtë në llogari 25 mijë dollarë.
Të dhënat e përpiluara të vitit 2020 tregojnë se Shqipëria u bë vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, me shtesë natyrore negative. Një ndër faktorët që ndikon në rënien e popullsisë është dhe niveli i lartë i emigracionit në dekadat e fundit, me rreth 40% të popullsisë që jeton jashtë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











