Lajme
BE-ja e kërcënon ‘AstraZeneca’ me bllokim të eksporteve të vaksinave
BE ka kërcënuar të bllokojë eksportet e vaksinave të koronavirusit në vendet jashtë bllokut, siç është Britania, pasi AstraZeneca u akuzua për dështim për të dhënë një shpjegim të kënaqshëm për një mungesë të madhe të dozave të premtuara vendeve anëtare, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
Planet e reja të shpërndarjes së kompanisë farmaceutike u tha të ishin “të papranueshme”, pasi “çuditërisht” informoi Komisionin Evropian të premten se do të kishte mungesa të konsiderueshme në orarin origjinal.
BE ka pritur të marrë 100 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti. Por, ka frikë se blloku do të marrë vetëm gjysmën e kësaj, pavarësisht se ka bërë blerje të mëdha para autorizimit të vaksinës nga agjencia evropiane e ilaçeve.
Në një telefonatë me shefin ekzekutiv të AstraZeneca, Pascal Soriot, të hënën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kompania duhet të respektojë detyrimet e saj kontraktuale. EMA pritet të autorizojë vaksinën deri në fund të kësaj jave. Zëdhënësi i Von der Leyen tha: “Ajo e bëri të qartë se ajo pret që AstraZeneca të përmbushë marrëveshjet kontraktuale të parashikuara në marrëveshjen e blerjes paradhënie”.
Ajo i kujtoi Z. Soriot se BE ka investuar shuma të konsiderueshme në kompani pikërisht për të siguruar që prodhimi të rritet deri para se autorizimi i kushtëzuar i tregut të dorëzohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














