Lajme
Ambasada e Kosovës jep detaje, Belgjika nga sot me masa të reja
Sot Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar bashkatdhetarët se duke filluar nga sot (25.01.2021), Belgjika ka vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga ambasada, thuhet se udhëtimet joesenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura, më 27 janar, deri më 1 mars, për udhëtimet si në dhe nga Belgjika.
“Të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut duhet të respektojnë një karantinë dhjetëditore, me testimin në ditën 1 dhe ditën 7. Periudha e izolimit të detyrueshëm për njerëzit që testojnë pozitivisht për Covid-19 do të rritet nga shtatë në dhjetë ditë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Rregullat e udhëtimit në Belgjikë që hyjnë në fuqi nga sot
E hënë, 25 janar 2021
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel njofton se duke filluar nga sot, Belgjika ka një seri të re rregullash për të luftuar koronavirusin.
Udhëtimet joesenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura 27 janar deri më 1 mars, për udhëtimet si në dhe nga Belgjika. Përjashtimet do të jenë të mundshme vetëm për 6 arsye profesionale dhe familjare, e të cilat janë si në vazhdim:
- Udhëtime biznesi.
- Udhëtarët ndërkufitar do të lejohen të kalojnë kufirin për aktivitete që lejohen gjithashtu në Belgjikë pa kaluar nëpër karantinë, por për një periudhë deri në 48 orë.
- Arsye humanitare: ndihma për një person të moshuar, të mitur ose të pambrojtur ose një person me aftësi të kufizuara, vizita e një të afërmi në kujdesin paliativ dhe zhvendosjet për arsye mjekësore dhe vazhdimi i trajtimit mjekësor.
- Udhëtimi për studime: udhëtimi i nxënësve, studentëve dhe kursantëve në shkëmbim brenda kornizës së studimeve të tyre, si dhe studiuesve me një marrëveshje pritjeje.
- Arsye bindëse familjare: bashkimi familjar, vizitat tek një bashkëshort ose partner që nuk jeton nën të njëjtën çati (nëse mund të sigurohen prova të arsyeshme të një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme), udhëtime për bashkë-prindër, dasma civile dhe fetare, funerale (i familjarit ose i të afërmit).
- Të ndryshme: kujdesi për kafshët, udhëtimet brenda kornizës së detyrimeve ligjore (nëse nuk mund të bëhen dixhitalisht), riparime urgjente brenda kornizës së sigurisë së një automjeti dhe ndërrim shtëpie.
Personat që udhëtojnë nga dhe në Belgjikë duhet të kenë në posedim deklarate betimi. Një form model do të sigurohet nga Ministri i Brendshëm. Deklarata e betimit duhet të jetë e lidhur me Formularin e Vendndodhjes së Pasagjerit të udhëtarëve dhe të mbështetet nga dokumentet e nevojshme.
Karantina më të gjata: Të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut duhet të respektojnë një karantinë dhjetë ditore, me testimin në ditën 1 dhe ditën 7.
Periudha e izolimit të detyrueshëm për njerëzit që testojnë pozitivisht për Covid-19 do të rritet nga shtatë në dhjetë ditë.
Më shumë teste për jorezidentët: Jorezidentët që udhëtojnë në Belgjikë do të duhet të paraqesin një provë të dyfishtë: një në nisje dhe një në mbërritje. Testi kur arrijnë në vend mund të jetë një test PCR ose një test i shpejtë i antigjenit.
Takimi i ardhshëm i Komitetit Këshillues të Belgjikës do të mbahet të premten, më 5 shkurt 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














