Lajme
Shkencëtarët kundër Johnson-it: “Nuk ka prova se virusi i ri është më vdekjeprurës”
Kryeministri Johnson kishte thënë mbrëmjen e kaluar se kishte "disa prova" se varianti britanik është më vdekjeprurës se ai që është përhapur më parë
Ekspertët britanikë kanë shprehur habinë e tyre për deklaratat e kryeministrit Boris Johnson sipas të cilit varianti i virusit të gjetur në Britaninë e Madhe ka shkallë më të lartë të vdekshmërisë.
Në fakt, sipas shkencëtarëve britanikë janë disa hulumtime paralele duke u zhvilluar për të zbukuar nëse ekziston diçka e tillë vazhduar. Është ende “jo plotësisht e qartë” se mutanti është më vdekjeprurës se virusi “i vjetër”, ka thënë drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik në Angli Yvonne Doyle, püer BBC Radio 4.
“Është shumë herët për ta thënë këtë”. Ka aludime. Por “është vetëm një numër i vogël i rasteve prandaj është shumë herët të thuhet se çfarë do të dalë në të vërtetë”, është shprehur Doyle, transmeton albinfo.ch.
“Unë jam i shqetësuar se ne po i raportojmë gjërat shumë shpejt edhe pse të dhënat nuk janë ende të qarta”, ka thënë shkencëtari Mike Tildesley, i cili është pjesëtar i panelit të ekspertëve “Sage”.
Siç është njoftuar nga mediat, kryeministri Johnson kishte thënë mbrëmjen e kaluar se kishte “disa prova” se varianti britanik është më vdekjeprurës se ai që është përhapur më parë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












