Lajme
Austri: Kushdo që rezulton pozitiv me COVID-19 tani duhet ta raportojë tek autoritetet
Austria ka prezantuar një kërkesë të re rreth testimeve për koronavirusin, duke kërkuar që të gjithë që janë pozitivë të njoftojnë autoritetet.
Austria ka vendosur një sërë ndryshimesh në Aktin e Masave Covid-19 dhe Aktin Epidemik. Ndër të tjera, këto ndryshime kërkojnë që njerëzit në profesione të caktuara të testohen rregullisht – ose të mbajnë një maskë FFP2 si një kërkesë e detyrueshme, përcjell albinfo.ch
Ndryshimet gjithashtu kërkojnë që çdokush që rezulton pozitiv për koronavirus në një test në shtëpi është i detyruar ligjërisht ta raportojë atë tek autoritetet. Sipas ndryshimit të ri në ligj “nëse ka një rezultat pozitiv pas një testi antigjeni për vetë-aplikim, personi në fjalë duhet të informojë menjëherë autoritetin shëndetësor”.
Siç raportohet në The Local Austria të enjten, Austria po lëshon teste falas të koronavirusit ‘në shtëpi’. Kjo përfshin sigurimin e testeve falas për studentët e shkollës dhe teste falas që do të shpërndahen në farmaci. Sipas rregullores së re, kushdo që do të dalë pozitiv në shtëpi me një nga këto analiza të antigjenit do të kërkohet të njoftojë autoritetet, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










