Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pret zgjedhje të besueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë “organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente” dhe “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Komentet e tij në Twitter vijnë në ditën kur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, akuzoi, siç u shpreh ajo, “burrat e politikës” për kërcënime kundër saj, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Daka tha se kërcënimet janë bërë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për moslejimin e 47 kandidatëve për deputetë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim dhjetorin e kaluar që të gjithë personat që janë të dënuar për vepra penale në tre vjetët e fundit, me vendim të formës së prerë, ta kenë të kufizuar të drejtën për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.
Duke folur në një konferencë për media të enjten, Daka nuk tregoi se nga cilat parti ka marrë kërcënime.
Ambasadori gjerman tha se procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në zhvillim dhe se këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese.
“Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje që ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje” , tha ambasadori Rohde.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, për pjesëmarrje kanë kandiduar 28 subjekte politike me 1,080 kandidatë për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar më herët se subjektet politike apo kandidatët që nuk certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, mund të bëjnë ankesa deri më 31 janar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













