Muzikë
Bebe Rexha: Mezi pres të udhëtoj drejt Shqipërisë
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se, edhe pse larg Shqipërisë, nuk i harron kurrë rrënjët e saj, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjera, Bebe ka pohuar gjithmonë se ajo dëshiron të vizitojë Shqipërinë sa herë të mundet.
Dhe, me sa duket, situata pandemike e ka mërzitur paksa yllin me famë botërore, pasi udhëtimet janë mjaft të vështira në këtë periudhë.
Me anë të një Story në Instagram, ajo postoi një video satirike, e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë dhe shkruan: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri, pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.
Me këtë, Bebe tregoi se mezi pret që karantina të përfundojë dhe, sapo t’i jepet mundësia, do të kthehet edhe një herë në Shqipëri për të vizituar bashkëkombësit e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












