Lajme
Shefi i komisionit të vaksinimit: Zbutja e masave në Zvicër, jo para verës
Sipas mendimit të z. Berger, masat duhet të bëhen edhe më të rrepta në mënyrë që "të ulet ndjeshëm numri i rasteve sa më shpejt të jetë e mundur"

“Derisa shumica e njerëzve të grupeve të rrezikuara dhe personat që kanë pasur kontakte të ngushta me ta nuk janë vaksinuar, masat kundër koronës në Zvicër nuk duhet të zbuten”.
Kështu është shprehur kryetari i Komisionit Federal të Vaksinimit, Christoph Berger, në një intervistë për “Tages-Anzeiger”.
Ai vlerëson se ky proces do të zgjasë tre muaj, transmeton albinfo.ch. Edhe në muajt pas kësaj, nuk është e këshillueshme që të hiqen masat, ka thënë infektologu i përmendur. Sipas mendimit të z. Berger, masat duhet të bëhen edhe më të rrepta në mënyrë që “të ulet ndjeshëm numri i rasteve sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kjo ka të bëjë sidomos me variantet e reja të virusit, të cilat Berger thotë se do të përhapen, përcjell albinfo.ch.
Kur numri i infeksioneve të zvogëlohet ndjeshëm, kur të jenë aprovuar edhe vaksina të tjera dhe të ketë mbaruar vaksinimi”, atëherë ne ndoshta mund të fillojmë me zbutjen e masave në gjysmën e dytë të vitit, ndoshta pak më herët”.
Këtë e thotë infektologu, i cili përkundër fushatës së vaksinimit nuk beson se numri i rasteve në Zvicër do të ulet në tremujorin e parë, transmeton albinfo.ch. Zvicra ka shumë pak doza vaksinash për ta arritur këtë në një afat të tillë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht