Lajme
Zvicra bie nga pozita e dytë në të gjashtën si vend për të bërë biznes
Nga 21 shtetet industriale, Zvicra ra edhe për një vend më poshtë, krahasuar me vitin 2018. Ndërkaq, dhjetë vjet më parë ajo ishte në vendin e dytë të kësaj liste

Sipas një studimi, Zvicra vazhdon të humbasë atraktivitetin e saj në krahasim ndërkombëtar si vend për të bërë biznes. Ajo ka rënë në vendin e 6-të nga vendi i dytë që kishte me parë
Nga 21 shtetet industriale të shqyrtuara në këtë studim, Zvicra ra edhe për një vend më poshtë, krahasuar me vitin 2018, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, dhjetë vjet më parë ajo ishte në vendin e dytë të kësaj liste.
Këtë rezultat e tregon studimi i bërë nga Instituti i kërkimeve Ekonomike Mannheim ZEW, të porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar.
Në këtë listë, SHBA është në vendin e parë, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Holanda.
Një vështrim në pikat e forta dhe të dobëta tregon se Zvicra ofron ende kushte të mira sa u përket taksave dhe infrastrukturës, transmeton albinfo.ch. Kur bëhet fjalë për taksat, Zvicra është madje edhe në krye të podiumit kur krahasohet ndërkombëtarisht.
Nga ana tjetër, pikat e dobëta të Zvicrës, sipas studimit, janë tregu i punës dhe rregulloret.
Nga ana tjetër, Gjermania rezulton dukshëm më keq se Zvicra si vend për të bërë biznes. Vendi fqinj në veri të Zvicrës ka humbur më tej terren dhe ka rënë për tre vende më poshtë, gjegjësisht në pozitën e 17-të krahasuar me 2018, përcjell albinfo.ch. Me këtë rezultat, Gjermania është në një pozitë më të ulët se kurrë më parë, në këtë kategori.
“Në vitet e fundit ne jemi përqendruar shumë në shpërndarjen e pasurisë. Tani është urgjente ta bëjmë Gjermaninë më konkurruese”, ka thënë lidhur me këtë, Rainer Kirchdörfer nga bordi i Fondacionit të Biznesit Familjar.
Kirchdörfer u është referuar taksave relativisht të larta dhe kosts së energjisë, si dhe një infrastrukture shpesh joadekuat, transmeton albinfo.ch. Pikat e forta më të mëdha të Gjermanisë si vend biznesi janë stabiliteti financiar i shtetit dhe sektorit privat si dhe kushtet e favorshme shoqëruese të financimit.
E-Diaspora
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari Një konflikt mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali, ku një ka humbur jetën dhe një tjetër...
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme