Lajme
Vjena do të fillojë regjistrimin masiv për vaksinim nga e hëna e ardhshme
Ndërsa vaksinimet kanë filluar në Vjenë tashmë, ato janë kufizuar për njerëzit në grupe me rrezik të lartë
Qyteti i Vjenës ka njoftuar se platforma e tij e regjistrimit të vaksinave do të nisë të hënën, më 18 janar.
Regjistrimi do të jetë i hapur për publikun e gjerë, raporton Kurier, edhe pse vaksinimet nuk priten për anëtarët e publikut deri në pranverë.
Ndërsa vaksinimet kanë filluar në Vjenë tashmë, ato janë kufizuar për njerëzit në grupe me rrezik të lartë.
Fillimisht, njerëzit do të jenë në gjendje të regjistrojnë interesin e tyre në platformë – dhe do të kontaktohen në një datë të mëvonshme për një takim. Aktualisht, vaksinimet po kryhen në shtëpitë e pleqve dhe objektet mjekësore. Në fund të janarit, Vjena do të hapë 13 qendra vaksinimi, përcjell albinfo.at
Faza e parë, e cila do të fillojë në janar të 2021, do të synojë njerëzit mbi moshën 65 vjeç, “veçanërisht ata në pension dhe shtëpi pleqërie”.
Faza e parë do të parasheh vaksinimin e stafit në shtëpitë e pleqve. Me një milion doza të vaksinës që ka të ngjarë të jenë në dispozicion, kjo fazë do të ketë 500,000 njerëz të vaksinuar – pasi secili person ka nevojë të marrë vaksinën dy herë. Çdo dozë do të duhet të jepet të paktën 21 ditë diferencë. Faza dy, që pritet të fillojë në shkurt 2021, do të vaksinojë punonjës shëndetësorë dhe njerëz të kategorive të tjera të prekshme. Personat e tjerë në të ashtuquajturat profesione “relevante sistematikisht” gjithashtu do të vaksinohen si pjesë e kësaj faze. Der Standard raporton se kjo përfshin oficerë policie, punonjës në industrinë ushqimore, kompani transporti dhe të tjerë, si dhe mësues dhe punonjës të kopshteve dhe shkollave. Duke filluar nga prilli, faza e tretë do të ketë vaksinën në dispozicion të publikut të gjerë. Kjo do të përfshijë ata që janë të sëmurë me Covid-19. Informacioni se si të merrni pjesë si anëtar i publikut të gjerë – d.m.th. dikush që nuk është në një grup rreziku – do të sigurohet nga qeveria në një datë të mëvonshme, përcjell tutje albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












