Lajme
Mbyllja e restoranteve, deri në fund të shkurtit, pritet ashpërsim i mëtejmë
Qeveria ka njoftuar një zgjatje të mbylljes së restoranteve deri në fund të shkurtit. Por vendimi për këtë nuk është është ende përfundimtar
Deri më tani, kantonet që kishin zhvillime më të favorshme epidemiologjike kishin mundësi të vendosnin për përjashtime nga masat e koronavirusit, gjegjësisht për zbutje të tyre.
Por, tani kësaj i ka ardhur fundi pasi që Këshilli Federal ka shfuqizuar urdhëresën përkatëse që rregullonte këtë çeshtje.
Kështu, duke filluar nga 9 janari, restorantet, objektet kulturore dhe sportive si dhe ato të kohës së lirë në të gjithë Zvicrën duhet të qëndrojnë të mbyllura pa përjashtim. Këto dhe disa masa të tjera i ka prezantuar ministri i shëndetësisë, Alain Berset në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në qendrën federale të mediave Bernë.
Përveç kësaj, qeveria ka njoftuar një zgjatje të mbylljes së restoranteve deri në fund të shkurtit. Por vendimi për këtë nuk është është ende përfundimtar, transmeton albinfo.ch.
Është gjithashtu i mundur edhe një shtrëngim i mëtejshëm, drastik i masave. Për propozimet përkatëse në këtë drejtim po zhvillohen konsultime me kantonet.
Bëhet fjalë për masat si: detyrim për të punuar nga shtëpia, mbyllje të dyqaneve dhe rregulla të tjera për takime private dhe publike. Në të njëjtën kohë, Këshilli Federal u kërkon kantoneve të marrin në konsideratë se çfarë masash do të merren në shkollat e detyrueshme – nëse tregohet i nevojshëm shtrëngimi i mëtejshëm.
Për të gjitha këto, Qeveria Federale do të marrë një vendim përfundimtar të mërkurën e ardhshme, më 13 janar.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









