Lajme
Biontech/Pfizer: Për mbrojtje të plotë, nevojitet patjetër edhe vaksina e dytë
Nuk ka të dhëna që efekti i vaksinimit vazhdon edhe pas 21 ditësh. Prandaj, vaksina duhet të jepet patjetër edhe për herë të dytë për të arritur mbrojtjen e plotë
Prodhuesit e vaksinave po inkuadrohen në debatin nëse fillimisht mund të hiqet dorë nga vaksinimi i dytë i koronës për të vaksinuar (një herë) sa më shumë njerëz, shkruan srf.ch.
Nuk ka të dhëna që efekti i vaksinimit vazhdon edhe pas 21 ditësh, thuhet në një deklarate nga të dy kompanitë, Biontech / Pfizer, tranmseton albinfo.ch.
Vaksina duhet të jepet patjetër edhe për herë të dytë për të arritur mbrojtjen e plotë.
Agjencia e Medikamenteve e BE (EMA) insiston gjithashtu se duhet përmbajtur periudhës maksimale prej 42 ditësh midis dy dhëniesh të vaksinës Pfizer / Biontech, përcjell albinfo.ch. Vetëm atëherë mund të garantohet mbrojtja e plotë.
Për shkak se fillimisht ka mungesë të vaksinave, Ministri Federal Gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn i ka kërkuar Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit një vlerësim nëse vaksinimi i dytë mund të shtyhet për më vonë.
Britania e Madhe tashmë ka njoftuar se duan të injektojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me dozën e parë ndërsa doza e dytë do t`u jepet atyre vetëm pas tre muajsh.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












