Lajme

Vazhdojnë kolonat në Merdar

Raportohet se pritjet në orët e mëngjesit janë zgjatur deri në 90 minuta.

Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë e ngarkuar me pritjet për të dalë nga Kosova.

Derisa në orët e hershme të mëngjesit pritjet ishin deri në 45 minuta, tashmë raportohet se këto pritje janë zgjatur, raporton Albinfo.ch.

Kësisoj, Qendra për menaxhimin e kufirit raporton se pritjet në pikën kufitare të Merdares shkojnë deri në 90 minuta.

Ndërkohë te Dheu i Bardhë pritjet vazhdojnë të jenë nga 30 minuta, derisa në pikat e tjera ka fare pak pritje, nga 3 deri në 5 minuta.