Lajme
Viti 2020, në sytë e të rinjve
Zhvillimet e vitit 2020 kanë zbehur perspektivën për të rinjtë, thonë disa prej tyre për Radion Evropa e Lirë, transmeton Albinfo.ch.
Madje, ata shtojnë se ky vit, i përshkruar me pandemi, do të ketë pasoja afatgjata edhe për karrierën e tyre që synojnë ta ndërtojnë në Kosovë.
Egzon Ibishi është absolvent në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai ishte dëshpëruar në fillim të vitit, kur u rrëzua Qeveria e Kosovës, që udhëhiqej nga Albin Kurti, pasi sipas tij, kjo ishte shenjë se “Kosova nuk ka klasë të pjekur politike”.
“Fakti se qeveria e parë e këtij viti zgjati vetëm 52 ditë flet shumë. Derisa nuk arrihet që të bëhet një qeveri ku të fuzionohen idetë e përbashkëta, nuk do të kemi qeveri stabile as në të ardhmen, për shkak se egoja politike është shumë e theksuar”, vlerëson Ibishi.
Në këndvështrimin e tij, zhvillimet e këtij viti kanë zbehur edhe më shumë perspektivën për të rinjtë.
“Krizat politike kanë ndikuar që të ketë dekurajim nga ana e të rinjve për shkak të dilemave për perspektivën në të ardhmen, qofshin këtu dilemat se çfarë do të arrijnë ata pas përfundimit të studimeve, punësimi etj”, shton ai.
Në këtë konstatim pajtohet edhe studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Kolegjin UBT, Dua Zajmi.
“Nuk jam plotësisht e kënaqur, qoftë me perspektivën që ofrohet në vend, qoftë me mundësitë të cilat krijohen. Për këtë arsye mendoj se ne tash si gjeneratë e re kemi mundësinë që ta krijomë vet perspektivën dhe mundësinë për të prosperuar si shtet”, tha Zajmi.
Pandemia, si mundësi për reflektim
Izolimi për shkak të pandemisë e kishte prekur emocionalisht Dua Zajmin. Ajo thotë se kishte mall për familjarët e ngushtë pasi s’mund t’i takonte gjatë pandemisë dhe i mungonin shoqëria e kolegët në studime. Por, shton se ka arritur ta menaxhojë këtë situatë duke iu përkushtuar studimeve.
“Për shkak se kaluam online, kam pasur mundësinë të marr pjesë në shumë programe. Njëra prej tyre ishte në Frankfurt, një tjetër po ashtu ka qenë në Gjermani. Këto kanë ndikuar që të përmbushem më tepër në aspektin profesional dhe të karrierës”, tha ajo.
Dua thotë se izolimi ishte mundësi për reflektim, porse e meta kryesore ishte mungesa e kontaktit.
“E meta kryesore ka qenë mungesa e interaksionit me studentët e tjerë, me profesorët gjatë ligjëratës, mbajtja e praktikës nëpër laboratorë e kështu me radhë. Kjo mund të ketë ndikuar në cilësi, por në përgjithësi mendoj se e kemi bërë më të mirën”, vlerëson Zajmi.
Ndërkaq, absolventi i Juridikut, Egzon Ibishi, thotë se angazhimi nuk ka munguar por sipas tij, viti 2020 ka qenë dështim.
“Ishte vit i brishtë, i mbrapshtë dhe shpresoj të mos kthehet më kurrë”, shprehet ai.
Interesimi për politikën
Dua Zajmi thotë se nuk është e koncentruar shumë në zhvillimet politike, megjithatë e sheh të domosdoshme që të rinjtë ta marrin në dorë fatin e vendit. Ajo vlerëson se shoqëria duhet të angazhohet ne gjetjen e burimit nga ku rrjedhin problemet.
“Si studente mund të them se një prej elementeve kyçe në të cilin duhet të kontribuohet shumë dhe ta zhvillojmë është sistemi i arsimit, duke filluar nga ai fillor sepse ky do të jetë zinxhirë për formimin e liderëve të së ardhmes, ku të gjithë do të japin maksimumin”, vlerëson ajo.
E Egzon Ibishi konsideron se Kosova nuk e ka luksin të mbetet shtet në stagnim.
“Vetë sovraniteti buron nga populli dhe mënyra se qysh populli vendos, pushtetarët qeverisin. Prandaj, burimi i kësaj gjendjeje është te vet populli. Prandaj populli duhet të përzgjedhë më të mirët që punojnë për të ndërtuar një sistem të shëndoshë”, vlerëson Ibishi.
E ardhmja në Kosovë
Dua Zajmi dhe Egzon Ibishi e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë, për të kontribuar në fushat e tyre përkatëse të specializimit.
“E kam qëllim jetësor që të bëhem kompetente në punë, në aspektin e karrierës. Dua të ndihem sa më e përgatitur dhe të ndihmoj përparimin e vendit në fushën time. Pastaj, secili me eksperiencën e tij mund të kontribuojë në fusha të ndryshme. Nëse secili angazhohemi, mund ta bëjmë Kosovën vend më të mirë”, thotë Dua Zajmi.
Të diplomuar e të papunë
“Qëllimi im është që të punoj dhe kontribuoj për vendin tim. Nuk e shoh të ardhmen time jashtë vendit. Secili nga ne duhet të punojmë sa më shumë për këtë vend”, thotë Egzon Ibishi.
Kosova ka popullsinë më te re në Evropë, por po ashtu papunësia në mesin e të rinjve është ndër më të lartat në kontinent.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









