Kosova
234 raste të reja në Kosovë, gjatë 24 orëve
Në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












