Lajme

Zero raste me Covid në Zelandën e Re, në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore nga Zelanda e Re bënë të ditur se 24 orët e fundit nuk u raportua asnjë rast me Covid, pavarësisht mijëra testimeve që u bënë, transmeton albinfo.ch.

Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situtuatës së pandemisë.

Ky shtet ka mbi një muaj që ka raportuar vetëm nga një rast pozitiv në ditë, ndërkohë që sot nuk ka asnjë të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë Zelanda e Re ka bërë 1,381,545 testime gjithsej. Nga numri total i testimeve, 2,128 infektime kanë rezultuar deri më tani në këtë shtet, transmeton tutje albinfo.ch.