Kosova
Gazetat zvicerane dhe gjermane: Albin Kurti, në pragun e pushtetit

Mediat gjermane u kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti ishte antikushtetuese.
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.
Nga ana tjetët, gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit”, thekson se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. “Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet Albin Kurtin dhe partinë e tij,’Vetëvendosje”.
Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. “Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje.[…]Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata.[…]Por gjërat ndryshojnë: Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca edhe Zvicra neutrale madje i bënë thirrje Parlamentit të heqin dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar.[…]Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do të duhej të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë”.
“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike. Krijimi i vendeve të punës dhe luftimi i korrupsionit e klientelizmit do kishin prioritet, thotë ai, por jo dialogu me Serbinë. Megjithatë ai ka kërkesa të qarta për Beogradin. ‘Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën’. Aty është e sanksionuar se Kosova është është pjesë e territorit shtetëror serb.”[…] BE dhe SHBA në të ardhmen duhet të flasin me një gjuhë për këtë çështje. Nën qeverinë e re të Joe Bidenit kjo mund të arrihet”, analizon “Neue Zürcher Zeitung.
Edhe gazeta tjetër gjermane “taz” nënvizon se në Kosovë po kërkohen zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e qeverisë Hoti nga Parlamenti si të pavlefshme. Një deputet nuk kishte të drejtë për votim. “Ky politikan ishte në momentin e votimit i dënuar me dënim që kishte hyrë në fuqi për shkak të korrupsionit. Në fund të shtatorit ai filloi vuajtjen e dënimit për të cilin ishte penalizuar”, shkruan “taz”. /DW
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë