Lajme
Britania e Madhe ka vaksinuar gati 140,000 njerëz
Gati 140,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë vaksinën COVID-19 në javën e parë të shpërndarjes së vaksinës të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, tha të mërkurën ministri i ngarkuar me programin, shkruan “Reuters”
Vaksina u miratua për përdorim emergjent dy javë më parë, me përhapjen nga 8 dhjetori, duke e bërë Britaninë vendin e parë që vendosi vaksinimin jashtë provave klinike.
“Një fillim vërtet i mirë për programin e vaksinimit. Kanë kaluar 7 ditë dhe ne kemi bërë këto vaksinime: Angli: 108,000, Uells: 7,897, Irlandë e Veriut: 4,000, Skoci: 18,000. Gjithsej 137.897”, tha Nadhim Zahawi në një cicërimë.
“Ky numër do të rritet përderisa kemi funksionalizuar qindra PCN (rrjete të kujdesit parësor)”, tha ai. Njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës, 21 ditë pas, kështu që askush që ka marrë dozën e parë nuk është ende i mbrojtur plotësisht.
Në përgjithësi, Britania ka porositur 40 milion doza të vaksinës Pfizer, dhe Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka thënë se ai pret të marrë miliona doza të vaksinës deri në fund të vitit, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












