Lajme
Kompania gjermane zhvillon ilaçin kundër COVID-19
Kompania biofarmaceutike nga Gjermania, Formycon, ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19 që plotësisht mund të ndalojë infektimin e qelizave, shkruan Al Jazeera, përcjell Albinfo.ch.
Pritet që ky ilaç të marrë lejen për përdorim urgjent për afro një vit. Kompania Formycon me seli në Munih, disa ditë më parë ka bërë të ditur se ka zhvilluar ilaçin kundër coronavirusit që quhet FIB207, që plotësisht parandalon infektimin e qelizave, transmeton Telegrafi.
Proteina e shkrirë e Formycon për antitrupa aktivizohet në receptorin ACE2, që ndodhet në sipërfaqen e qelizës dhe që është pika kryesore e hyrjes në qelizat njerëzore për SARS-CoV-2 dhe coronavirusët e tjerë.
Drejtori i kompanisë, Carsten Brockmeyer, ka theksuar se ilaçi paraqet një shans për pacientët shumë të sëmurë, për të cilët deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë terapi që ishte mjaftueshëm efikase.
Në anën tjetër, analisti Damien Choplai nga kompania Kepler Cheuvreux pretendon që përveç mbrojtjes nga coronavirusi që ofron FIB207, ajo reagon edhe ndaj mutacionit që aktualisht një gjë të tillë nuk e bëjnë as vaksinat.
Përparësia e këtij ilaçi të zhvilluar nga Formycon është se bllokon hyrjen që virusi e shfrytëzon për të infektuar qelizat. Në këtë mënyrë mbron edhe nga mutacioni, që sigurisht se në të ardhmen mbron edhe nga epidemitë e tjera të coronaviruseve.
Ilaçet e antitrupave si Remdesivir kanë treguar se kryesisht janë joefikase, derisa koktejet e antitrupave u sugjerohen pacientëve vetëm në fazën e hershme të sëmundjes.
Formycon ka zhvilluar bisedimet me Agjencinë Evropiane për Barna dhe atë amerikane për ushqim dhe barna, nga të cilët shpreson të marrë miratimin për përdorim emergjent deri në fillim të vitit 2022.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve









