Lajme
Suedia dhe Zvicra me numrin me të lartë të infektimeve të reja për milionë banorë në Evropë
Suedia nuk ishte mbyllur nga fillimi, kurse Zvicra kohët e fundit ka ashpërsuar sërish masat
Në javën e fundit Suedia dhe Zvicra janë dy vendet me numrin me të lartë të infektimeve të reja për milionë banorë në gjithë Evropën.
Rreth 5 mijë raste janë regjistruar në ditët e fundit në Zvicër, një vend që ka rreth 8.5 milionë banorë, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu edhe numri i rasteve me vdekje mbetet i lartë, ku ditën e fundit janë regjistruar 107 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Numri i rasteve pozitive në Zvicër kishte shkuar deri në 10 mijë, megjithatë, pas masave të marrë, ky numër filloi të ulet.
Ndërkohë, Franca dhe Italia kanë inicidenca (raste te reja) shumë më të ulëta. Një artikull përmbledhës i gjermanes thelocal.de tregon sesi po e godet vala e dytë e COVID-19 Evropën.
Aktualisht “kontinenti i vjetër” është rajoni më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë regjistruar më shumë se 20 milionë raste të reja në gjithë Evropën deri më 8 Dhjetor 2020.
Të dhënat nga “Our Ëorld in Data” hedhin dritë mbi mënyrën sesi po godet pandemia vendet njëri pas tjetrit dhe cila është qasja e secilës qeverie për përballimin e krizës shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Italia dhe Franca ishin dy vendet që panë rritje të shpejtë dhe rënie të menjëhershme gjatë valës së dytë.
Në Francë rënia e infektimeve ka qene e dukshme duke shtruar debatin e heqjes së karantinës kombëtare.
Spanja ja ka dalë që të ulë numrin e infektimeve pas rritjes së tyre në tetor. Gjermania ndërkohë është duke u përpjekur që të ulë numrin e infektimeve që kanë mbetur nën 20 mijë për mesataren e 7 ditëve të fundit.
Suedia ka parë një rritje të menjëhershëm të rasteve në vjeshtë ndërkohë që Danimarka dhe Norvegjia ja kanë dalë të mbajnë numrat në nivele të ulëta. Gjithsesi ditëve të fundit qeveria e Danimarkës ka parë një rritje shqetësuese të infektimeve që kanë bërë që të vendosen kufizime të reja në disa pjesë të vendit.
Mesatarja e vdekjeve ditore tregon se numrin më të lartë në 7 ditët e fundit e ka pasur Italia me një mesatare prej 700 në ditë ndërkohë që në Francë, Gjermani dhe Britani mesatarja e vdekjeve ditore ka qenë rreth 400.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












