Lajme
Tiranë: Protestë e dhunshme pas vrasjes së një qytetari nga ana e policisë
Disa dhjetëra qytetarë janë përleshur me Policinë e Shqipërisë gjatë një proteste, ku u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Aleksandër Lleshaj, pas vrasjes së një 25-vjeçari nga ana e një pjesëtari të policisë së Shqipërisë.
Disa policë kanë mbetur të lënduar dhe disa qytetarë janë arrestuar, raporton rel, transmeton Albinfo.ch.
Vrasja ndodhi një ditë më herët në lagjen Laprakë të Tiranës, ku një polic 31 vjeçar qëlloi për vdekje Klodian Rashajn. Polici që vrau 25-vjeçarin është arrestuar për tejkalim të kompetencave. Protesta nisi e qetë dhe u zhvillua para Drejtorisë së Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Protestuesit, në parullat e tyre kishin shkruar “Duam drejtësi, jo këtë Polici, jo këtë Ministri”.
Ministri Lleshaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka besim që organet përgjegjëse do t’i finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.
“Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët”, u shpreh Lleshaj.
Protesuesit i vunë flakën bredhit të Vitit të Ri në qendër të Tiranës.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka bërë përgjegjës ministrin Lleshaj për vrasjen e Klodian Rashës, duke thënë se në vitet e fundit dhuna nga policia është rritur dhe nuk është ndëshkuar.
“Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shporporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar. Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla”, shkruan Meta në Facebook.
Presidenti bëri thirrje prokurorisë të hetojë ngjarjen dhe të japë drejtësi.
“Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan ndër tjerash presidenti.
Pjesëtarë të policisë së Shqipërisë.
Edhe Policia e Shtetit, përmes një reagimi publik është shprehur se të gjithë punëtorët e policisë janë “të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë”.
“Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal”, thuhet në reagimin e Policisë.
Në deklaratat e para të Policisë thuhet se i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar policin, ndërkohë që, sipas tyre, ai ishte i armatosur.
Në ato momente polici qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital. Vetëm pak orë pas ngjarjes polici u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Mungesa e kamerës së trupit gjatë shërbimit që po kryente polici i “Shqiponjave”, ka shtuar pikëpyetjet për grupin hetimor pasi pamjet e filmuara mund të hidhnin më shumë dritë mbi ngjarjen.
Miq dhe familjarë të Klodian Rashës, në anën tjetër, kanë thënë se ai nuk ka qenë i armatosur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














