Lajme
OKB shpall 27 dhjetorin Ditë të Përgatitjes për Epideminë
Një vit pas shpërthimit të koronavirusit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 27 dhjetorin si Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes për Epideminë, në një përpjekje për të siguruar që të merren mësime nga pandemia COVID-19 për krizat e ardhshme shëndetësore.
Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe u përhap në gjithë botën, duke infektuar mbi 66 milionë njerëz deri më tani dhe duke shkaktuar vdekjen e rreth 1.5 milionë personave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli një pandemi në mars, për të cilën SHBA dhe disa vende të tjera thanë se ajo ishte e vonuar.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë me konsensus, duke njohur nevojën për “ngritjen e nivelit të gatishmërisë në mënyrë që reagimi ndaj çdo epidemie që mund të lindë të jetë sa më i shpejtë dhe efikas që të jetë e mundur”.
“Duke qenë se Asambleja e Përgjithshme kishte deklaruar më herët ditë ndërkombëtare kushtuar shahut ose jogës, duket e drejtë që edhe epidemitë të kenë ditën e tyre”, tha udhëheqësi i grupit ndërkombëtar të krizës pranë OKB-së Richard Gowan.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit.
“Pandemia na gjeti të papërgatitur, por gjithashtu shërbeu si një thirrje zgjimi për të përmirësuar gatishmërinë tonë”, tha ambasadori vietnamez Dang Dinh Quy, ndërsa prezantoi rezolutën.
“Ne besojmë se Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë do të jetë një mënyrë e mirë për të arritur këtë qëllim”, shtoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












