Lajme
Mali i Zi me masa të reja kundër Covid-19
Qeveria malazeze do të miratojë një seri të re masash kundër epidemisë COVID-19 në fillim të javës së ardhshme dhe një këshill do të formohet në seancën e dytë të këtij organi, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e epidemisë, tha ministrja e re e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi, ajo gjithashtu njoftoi se do të formohej një komision, i cili do të përbëhej nga ekspertë të lirë nga çdo ndikim politik.
“Në fillim të javës, ne do të propozojmë dhe miratojmë një seri të re masash, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe në seancën e dytë të Qeverisë do të formojmë një këshill brenda qeverisë i cili do të jetë i ngarkuar me monitorimin e luftës kundër koronavirusit, i cili do të veprojë në parimin e ekspertizës dhe do të përqendrohet ekskluzivisht në interesat dhe shëndetin e qytetarëve”, tha ajo.
Masat e miratuara janë në fuqi deri më 8 dhjetor dhe të cilat, ndër të tjera, përfshijnë ndalimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 5 të mëngjesit, funksionimin e objekteve të hotelerisë dhe dyqaneve deri në orën 18:00, ndalimin e trafikut ndër-qytete gjatë fundjavave.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














