Lajme
Paris, protesta të dhunshme kundër ligjit të sigurisë
Të shtunën pati përplasje të madhe në Paris gjatë protestës kundër ligjit të sigurisë në Francë. Grupe të rinjsh hodhën objekte në drejtim të policisë në lindje të qytetit, në Avenue de Gambetta, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se dritaret e dyqaneve dhe dritaret e agjencive të bankave dhe të sigurimeve u shkatërruan. Rreth 60 persona u arrestuan nga policia.
Pas incidenteve të shtunën e kaluar, protesta kundër Nenit 24 – i cili ndalon filmimin dhe postimin e fotove të oficerëve të policisë në veprim – dhe kundër të gjithë ligjit global të sigurisë, është kthyer në një revoltë të dhunshme këtë fundjavë.
Ndryshe nga e kaluara, këtë herë nuk kishte më pak njerëz të dhunshëm: të paktën 500 njerëz, të gjithë të maskuar me të zeza, ishin në “aksion”, të gatshëm për një konfrontim fizik me policinë, e cila në mënyrë efektive parandaloi rreth 5,000 demonstrues të arrinin në sheshin “De la République”.
Policia blindoi hyrjet në qendër të Parisit dhe veçanërisht në Marais, ku rrugët e vogla të mbushura me dyqane u shkatërruan.
Protestuesit hedhën fishekzjarreve dhe koktej molotovi kundër policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












