Futboll
Cilat klube të mëdha janë vënë pas Shaqirit
Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit në të pas janarit dhe Liverpool e ka nxjerrë në shitje kosovarin.
Mediat angleze kanë raportuar se The Reds synojnë të përfitojnë mbi 15 milionë euro nga shitja e Shaqirit.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve, dy në Ligën Premier dhe një tjetër në kuadër të Kupës së Anglisë, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
Tanimë në Angli kanë filluar të qarkullojnë emrat e skuadrave të mëdha evropiane që janë vënë pas Shaqirit.
Fulham dhe Newcastle United janë dy ekipet angleze që duan ta mbajnë Shaqirin në Ligën Premier.
Teksa Galatasaray, Sevilla dhe Borussia Dortmund janë tri ekipet tjera që kanë shprehur interesim për gjilanasin.
Shaqiri ka disa opsione mjaftë interesante para vetës, por i sigurt është vetëm largimi i tij nga Anfield, por jo edhe klubi i ardhshëm.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













