Lajme
Itali: Mungesë mjekësh në kohë pandemie, sytë nga emigrantët
Italia u godit rëndë nga vala e parë e pandemisë COVID-19, me shpërthimin që shtoi problemet ekzistuese sociale dhe pabarazinë në sektorin e kujdesit shëndetësor publik.
Shkurtimet e përvitshme të buxhetit dhe një fuqi punëtore e shkuar në moshë kanë rezultuar në mungesa serioze të personelit në spitalet në gjithë Italinë, vend që regjistron numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë.
Në fund të nëntorit, me vendin që po përballet me valën e dytë të rëndë të koronavirusit, spitalet në zonat me rrezik të mesëm të Umbrias dhe Piemontes bënë thirrje urgjente për staf mjekësor – megjithëse njoftimet për punë përjashtonin punëtorët e lindur jashtë vendit. Sipas ligjit në Itali, qytetarët e BE-së, banorët e përhershëm dhe ata që jetojnë me status refugjati ose mbrojtje humanitare kanë të drejtë të punojnë në spitalet publike, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, qeveria miratoi një dekret për gjendjen e pandemisë në fillim të vitit 2020 i njohur si “Cura Italia”, i cili hapi përkohësisht punë publike për të gjithë personelin mjekësor të lindur jashtë të pajisur me leje pune. Autoritetet në këto dy rajone u tërhoqën pas reagimeve. Një numër mjekësh të huaj tani janë angazhuar në vijën e frontit në Itali. Sipas të dhënave, 77500 profesionistë shëndetësorë të lindur jashtë vendit punojnë aktualisht në Itali, përfshirë 22.000 mjekë, 38.000 infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor, shumica e të cilëve janë arsimuar në Itali. Shumica janë të vetëpunësuar ose të punësuar në sektorin privat, shpesh në pozicione më pak të sigurta. Vetëm 10% janë të punësuar në sektorin publik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










