Lajme
CNN zbulon se çfarë dinte Kina për koronavirusin, por që nuk ia tregoi botës
Një rrjedhje e paprecedentë e dokumenteve të brendshme kineze zbulon për herë të parë atë që dinte Kina në javët e para të pandemisë Covid-19, por që nuk ia tregoi botës.
Një informator që thuhet se punon brenda sistemit kinez të shëndetësisë, zbuloi dokumentet për CNN online, të cilat tregojnë një reagim kaotik që prej fillimit.
CNN i ka verifikuar ato, me ekspertë, këshilltarë të sigurisë në Europë, duke përdorur analizat digjitale, transmeton Albinfo.ch.
Dokumentet ofrojnë zbulime të rëndësishme lidhur me rajonin e Hubeit, ku gjendet qyteti i Wuhanit.
Fillimisht, vdekjet jo gjithmonë raportoheshin me saktësi. Në 17 shkurt, 196 persona humbën jetën sipas dokumenteve, por në raportimin zyrtar u fol për 93 viktima. E njëjta gjë duket të ketë ndodhur edhe me numrin e të infektuarve. Informacionet e brendshme sugjerojnë se në një ditë, gjatë shkurtit kishte pasur 6 mijë raste të reja, të gjitha serioze, por publikisht Kina konfirmoi vetëm 2500 të tilla.
“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës. Gjithashtu, autoriteteve u ishte dashur më shumë se tri javë për diagnostikimin e rasteve në fillimet e pandemisë. Ndoshta zbulimi më i rëndësishëm i përket fillimit të dhjetorit, momenti kur Covid-19 u shfaq fillimisht ne Kinë”, thotë Dali Yang, profesor i Shkencave Politike, Çikago.
Dokumentet zbulojnë se pati një rritje të madhe të rasteve të gripit në Hubei, pikërisht atëherë kur mendohet që personat e parë të jenë prekur me Covid-19. Kishte 20 herë më shumë raste gripi se normalisht.
Ekspertët thonë se spitalet mund të jenë mbushur me pacientë që kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke e bërë të vështirë evidentimin e rasteve të para me covid-19.
Dokumentet nuk tregojnë lidhje të rasteve me koronavirusin në mënyrë direkte, por pacientët u nënshtroheshin rregullisht ekzaminimeve imazherike. Dokumentet treguan gjithashtu se epidemia gripit ishte më e përhapur gjatë javës së parë të dhjetorit jo në Wuhan por në dy qytete të tjera të afërta.
Informacionet janë të rëndësishme për të gjurmuar se ku e pati fillimisht origjinën virusi i rrezikshëm. Ministria e Jashtme kineze nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










