Lajme
BE-ja do të marrë dy miliardë vaksina kundër COVID-19
Një pjesë, edhe për Ballkanin
Është bërë e ditur se Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë një bisede përmes videos me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, ajo ka thënë se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa që Austria mund të ketë nevojë.
Ajo tha se ndoshta vaksinat e para do të jenë në dispozicion në dhjetor. Komisioni Evropian (KE) nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave të koronavirusit të mërkurën më 25 nëntor. Kontrata u nënshkrua me kompaninë Moderna.
Sipas presidentes së KE-së, secila vaksinë së pari do të vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) përpara se të dalë në treg.
Më 19 nëntor ajo kishte njoftuar për mundësinë që “para fundit të muajit të ardhshëm”, BE-ja të miratojë dy vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë testuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Von der Leyen më parë u ka bërë thirrje qytetarëve evropianë që të vazhdojnë të respektojnë kufizimet.
Vendet evropiane janë goditur nga një valë e dytë e pandemisë, që ka shkaktuar rritje të numrit të të infektuarve, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa të ashpra të izolimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht