Futboll
Zvicra fiton 3:0 në tavolinë ndaj Ukrainës
Takimi i pazhvilluar i 17 nëntorit është regjistruar me shifrat 3:0 për Nati-n

UEFA i dha fitoren Zvicrës 3:0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, që ishte dashur të zhvillohej më 17 nëntor në Lozanë.
Dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel dhe nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.
Pasi nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3:0 në tavolinë Nati-t, që ngjitet kështu në kuotën e gjashtë pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë, përcjell albinfo.ch.
Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor