Lajme
Vrasësi i gjyshes shpallet i papërgjegjshëm penalisht dhe dëbohet 15 vjet nga Zvicra
Gjykata po ashtu ka urdhëruar një masë spitalore për trajtimin e çrregullimeve mendore brenda kuptimit të Nenit 59 Paragrafi 3 StGB

Gjykata e Qarkut në Frauenfeld ka shqiptuar vendimin e saj në rastin e të riut që ka vrarë gjyshen e tij. Ajo e ka shpallur atë të pafajshëm për shkak të paaftësisë së tij mentale për vrasje të qëllimshme, prishje të paqes së të vdekurve dhe për privim lirie, shkruan tagblatt.ch.
Gjykata po ashtu ka urdhëruar një masë spitalore për trajtimin e çrregullimeve mendore brenda kuptimit të Nenit 59 Paragrafi 3 StGB, transmeton albinfo.ch
Në të njëjtën kohë, trupi gjykues ka urdhëruar edhe dëbimin e tij nga Zvicra pa leje kthimi për 15 vjet.
Megjithatë, 21 vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së ligjit mbi bartjen e Armëve, sulmin dhe shkeljen e ligjit të Narkotikëve. Ai ndëshkohet me gjobë me kusht prej dhjetë njësish ditore prej 30 franga secila dhe me gjobë.
“Gjykatës i është dashur të merret me një akt të neveritshëm, të pakuptueshëm,” ka thënë kryetari i trupit gjykues, René Hunziker duek dhënë arsyet për vendimin, transmeton albinfo.ch. Raporti psikiatrik ka zbuluar se i akuzuari kishte skizofreni të rëndë, akute, të padiferencuar. Për shkak të kësaj, aftësia e tij për të parë vrasjen, prishjen e paqes së të vdekurve dhe privimin e lirisë nuk ekzistonte, dhe për këtë ai nuk ishte fajtor.
Ndërsa dduke marrë vendimin për dëbim nga vendi, gjykata merr parasysh rrezikun e rikthimit, zgjedhjen e viktimës dhe veprimin befasues, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, i akuzuari nuk është i integruar me të vërtetë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten