Tematike
Zvicër: Vetëm 6 gjoba për shkelje të karantinës
Vetëm gjashtë persona janë gjobitur nga gjithsej 570 raporte të bëra. Para së gjithash kjo tregon për një punë të madhe për gjyqësorin. Punë që është dashur të bëhej për shkak të listave joadekuate
Duhet të paraqiteni në kantonin në të cilin jetoni, porositeshin gjatë verës ata që ktheheshin në Zvicër nga ndonjë zonë rreziku. Por me sa shihet tani, jo të gjithë e bënë këtë. Bazuar në listat e pasagjerëve të avionëve, të siguruar nga Kantoni i Cyrihut, mjeku i kantonit të Aargaut kishte raportuar 570 persona në zyrën e prokurorit publik, Aargau.
Vetëdeklarim i shkruar me dorë
Siç raporton gazeta “Aargauer Zeitung”, figura e veprës penale të pretenduar nuk është përmbushur në mbi 80 për qind të rasteve. Problematike këtu ishin të dhënat, shpjegon prokurori i lartë publik në Aargau, Philipp Umbricht, transmeton albinfo.ch. Dhe ajo që nuk funksionon këtu nuk është puna e listave të linjave ajrore, por vetëdeklarimet e shkruara me dorë nga pasagjerët.
“Kishte një numër shumë të madh njerëzish që nuk mund t’i zbulonim. Ne gjithashtu kishim një numër të madh njerëzish që ishin në mënyrë evidente dhe të vërtetuar vetëm në tranzit, gjë që nuk përbënte vepër penale” thotë Umbricht.
Për shembull, nëse dikush kishte bërë një ndalesë të shkurtër në zonën tranzit të një shteti që Zvicra e kishte në listën e karantinës, ndonëse ai vinte nga një zonë jo-karantine, kjo regjistrohej si vendndodhja e fundit, edhe pse personi nuk kishte qëndruar fare në atë vend.
“Qytetet si: Madridi, Vjena dhe Katari ishin në listën e karantinës. Njerëzit që ndërronin aeroplanin në këto qytete, janë raportuar. Si pjesë e hetimit, pastaj është zbuluar se ata kishin ndërruar vetëm aeroplanin dhe për këtë arsye nuk duhej të ishin subjekt i karantinës dhe as t`i nënshtroheshin raportimit. Ne ishim në gjendje t’i ndalnim të gjitha këto procedura”, thotë Umbricht.
Drejtësia ka nevojë për të dhëna më të sakta
Vetëm gjashtë persona janë gjobitur nga gjithsej 570 raporte të bëra. Para së gjithash kjo tregon për një punë të madhe për gjyqësorin. Punë që është dashur të bëhej për shkak të listave joadekuate, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të ligjit për mbrojtjen e të dhënave, mjekët e kantoneve nuk marrin lista të sakta të pasagjerëve nga kompanitë ajrore. Kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, kërkon prokurori i lartë publik i Aargaut, Umbricht.
“Kjo do të ishte shumë e lehtë, sepse listat e pasagjerëve të kompanisë ajrore janë në dispozicion nga kompanive, disa prej tyre tashmë edhe në dispozicion të shtetit. Prandaj duhet përdorur këto të dhëna nëse dëshironi të paraqisni kërkesa të tillë raportimi”.
Por një veprim i tillë kërkon bazë ligjore, është shprehur zyrtari federal i mbrojtjes së të dhënave, në verë.
Sidoqoftë, aktualisht situata është krejtësisht ndryshe. Duke qenë se Zvicra tashmë vetë është një zonë rreziku, lista e vendeve të karantinës është shumë e shkurtër. Por kjo mund të ndryshojë përsëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












