Futboll

Ndeshja vendimtare për Dardanët, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë-Moldavi

Kosova dhe Moldavia do të përballen në Prishtinë, në ndeshjen direkte për vendin e tretë. Skuadra e fundit në grup, bie në Ligën D. Dardanët kanë grumbulluar dy pikë, kurse moldavët një.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare, shkruan albinfo.ch.

Në portë do të jetë Samir Ujkani, kurse në mbrojtje nuk ka ndryshime që do të përbëhet nga Vojvoda, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj. Valon Berisha, Bersant Celina dhe Herolind Shala do të jenë në mesfushë, kurse Celina dhe Kastrati do të luajnë krahëve, pas shpinës së Vedat Muriqit.

Formacionet zyrtare

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj, V. Berisha, Shala; Zhegrova, Celina, Kastrati, Muriqi

Moldavia: Namasco, Jardan, Efron, Armas, Platica, Ionita, Cebotaru; Turcan, Reabciuk, Spataru, Nicolaescu.