Futboll
Shqipëria fiton kundër Kazakistanit
Shqipëria ka mundur 3:1 Kazakistanin në Ligën e Kombeve
Shqipëria ka fituar duelin ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve, me rezultat 3:1, ndeshje që është zhvilluar në Tiranë.
Fillimisht ishte Sokol Cikalleshi, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Ledian Memushaj. Ndodhi kjo në minutën e 16-të, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 23-të, Ardian Ismajli gjendet më së miri brenda zonës së rreptësisë, duke realizuar për 2:0. Por, kazakët shënojnë menjëherë nga gjysma e fushës, ku kishte dalur portiere kuqezi Etrit Berisha. Me rezultat 2:1 përfundoi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë Rei Manaj shënoi nga penalltia, ku 11-metërshin e kishte fituar Amir Abrashi.
Shqipëria ka tetë pikë në grupin e saj, kurse lidere është Bjellorusia me 10. Pikërisht kuqezinjtë e presin skuadrën bjelloruese të mërkurën në Tiranë në duelin direkt për vendin e parë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë













