Lajme
Sa do të paguhet presidenti i SHBA-së, Joe Biden
Biden mund të njihet për disa si një njeri i klasës së mesme, por presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara është në të vërtetë një milioner.
Pas fitores së Joe Biden, duket se tashmë vëmendja është zhvendosur në detaje të tjera, mes të cilave, sa do të paguhet?
Thuhet se presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarësh në vit. Pa harruar edhe “benefitet” e tjera që ka presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se katër ish-presidentë amerikanë kanë refuzuar marrjen e pagës, duke e dhuruar të gjithë ose një pjesë të saj. Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover dhe George Washington.
Sipas “Forbes”, mes viteve 2017-2019 çifti Biden fitoi 16,7 milionë dollarë nga shitja e librave dhe fjalimet me pagesë.
Joe Biden së pari kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, pastaj në 2008-ën, para se të shërbente si zëvendëspresident, përkrah ish-presidentit Barak Obama. Ndërsa në zgjedhjet e 2016-ës iu shmang kandidimit për shkak të ndarjes nga jeta të djalit të tij.
Nëse do të arrijë të betohet më 20 janar, Joe Biden do të bëhet edhe presidenti më i vjetër në moshë në gjithë historinë e SHBA-së.
Po ashtu, Biden mund të njihet për disa si një njeri i klasës së mesme, por presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara është në të vërtetë një milioner.
Sipas Forbes, të dy shtëpitë e familjes Biden në Delaware së bashku kanë një vlerë prej katër milionë dollarësh.
Familja po ashtu ka para dhe investime me vlerë katër milionë dollarë të tjerë, si dhe një pension federal prej një milion dollarësh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











